Euro 2020

Kroacia dhe Skocia në sprintin final për kualifikimin e mëtejshëm


Kroacia do të përballet me Skocinë në ndeshjet e treta në Grupin D, duke filluar nga ora 21:00 në stadiumin “Hampden Park” të Gllasgout. Të dy skuadrat kanë nga një pikë pas dy ndeshjesh të luajtura dhe rrezikojnë seriozisht skualifikimin nga Euro 2020.

Grupi D do të luajë përballjet e fundit të martën në mbrëmje në të njëjtin orar 21:00. Republika Çeke do të ketë përballë Anglinë dhe Kroacia Skocinë.

Çekia kryeson grupin me katër pikë, ndiqet nga Anglia me tre pikë dhe Kroacia me Skocinë me nga një pikë.

Vetëm një fitore do e kualifikonte më tej si Kroacinë edhe Skocinë, pasi shkonin në kuotën e katër pikëve dhe kualifikimi vinte në bazë të rregullit të vendit të tretë më të mirë.

Në ndeshjet direkte nga pesë përballje, Skocia ka fituar dy dhe tre të tjerat kanë përfunduar në barazim. Kroacia është në kërkim të fitores së parë përballë skocezëve. Dy gola kanë shënuar kroatët, ndërsa kanë pësuar pesë prej skocezëve.

Formacionet e mundshme të të dy skuadrave:

Kroacia: Livakovic; Vrsaljko, Lovren, Vida, Gvardiol; Modric, Brozovic, Kovacic; Ivanusec, Perisic; Petkovic.

Skocia: Marshall; Hendry, Hanley, Tierney; O’Donnell, McTominay, McGregor, McGinn, Robertson; Dykes, Adams.

Nëse një nga dy skuadrat kualifikohet për në raundin tjetër, lojtarët që rrezikojnë të mungojnë nëse ndëshkohen me karton të verdhë janë: Brozovic, Caleta-Car, Kovacic dhe Lovren te Kroacia, si dhe McGinn me O’Donnell te Skocia.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore