Lajme

Kroacia dhe Izraeli: marrëveshje partneriteti midis ministrive të jashtme


Më 28 dhjetor, ministri i jashtëm kroat, Gordan Grlic Radman dhe Ministri i jashtëm i Izraelit, Gabi Ashkenazi kanë nënshkruar  në Zagreb,  një memorandum mirëkuptimi dhe partneriteti strategjik midis dy ministrive.

Nënshkrimi i këtij memorandumi,  u dakordësua fillimisht gjatë vizitës zyrtare të ministrit të jashtëm kroat,  në Izrael,  në muajin  shtator.

“Unë e konsideroj memorandumin si një hap të rëndësishëm drejt  bashkëpunimit të  Kroacisë me  Izraelin. Jam i bindur se partneriteti strategjik midis dy vendeve do të sjellë shumë përfitime  shtetet dhe qytetarët tanë,” deklaruoi ministri i jashtëm kroat, Grlic Radman.

Sipas memorandumit, të dy vendet do të promovojnë bashkëpunimin politiko-ekonomik dhe do të forcojnë marrëdhëniet në disa fusha,  si diplomacia digjitale, komunikimi i krizës, sigurimi i ndihmës humanitare dhe të zhvillimit për vendet e treta, bashkëpunimi brenda kornizës së programeve dhe projekteve të Bashkimit Evropian (BE), bashkëpunimi në luftimin e ndryshimeve klimatike, shkëmbimi i akademikëve, ekspertëve dhe diplomatëve si dhe promovimi i bashkëpunimit kulturor./AlbanianPost.com

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore