Lajme

Kroaci: Rritet numri i lejeve të ndërtimit


Në nëntor të vitit  2020 u dhanë 851 leje ndërtimi anë Kroaci. Kjo shifër është 6.4% më e lartë se në nëntor të vitit 2019, njofton Byroja Kroate e Statistikave (DZS).

Bazuar në llojin e ndërtimit, 83% e lejeve (703 leje ) janë dhënë për të ndërtuar ndërtesa  banimi.  17% (148 leje) janë dhënë për ndërtimet e inxhinierisë civile.

Vit pas viti, numri i lejeve të lëshuara në nëntor të vitit 2020,  për ndërtesat  u rrit me 8.6%. Punimet e inxhinierisë civile janë  ulur  me 3.3%.

Vlera e ndërtimeve bazuar në lejet e lëshuara në nëntor të vitit 2020 arriti në 2.55 miliardë kuna kroatë ( HRK) ose 43% më pak se në nëntor të vitit 2019. Në 2019-ën ndërtimet vlerësoheshin në 4.45 miliardë kuna kroatë ( HRK).

Bazuar në llojit e  ndërtimit, 644 leje ndërtimi ose 76% janë lëshuar për të ndërtuar  struktura të reja. 24%  e lejeve (207 leje) janë dhënë  për rindërtim.

Bazuar në lejet e lëshuara në nëntor të 2020-ës pritet të ndërtohen 1,146 apartamente të reja./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore