Rajoni

Kroaci: Minë nga luftërat Ballkanike vret azilkërkuesin


Territor në kufirin midis Kroacisë dhe Bosnjës(The Guardian)

Një minë toke nga luftërat Ballkanike të viteve 1990 ka shpërthyer, në një zonë të Kroacisë qendrore. Shpërthimi i ndodhur afër kufirit me Bosnjën, ka vrarë një burrë dhe ka plagosur të paktën katër të tjerë.

“Një grup azilkërkuesish po përpiqeshin të përshkonin vendin, teksa njё minё shpёrtheu tё enjten nё pyjet afёr Saborsko”, thanë autoritetet kroate në një deklaratë.

Katёr tё plagosurit janё dёrguar nё spital. Ndёrkohё, njёri prej tyre nodhet nё gjendje tё rёndё.

Policia në Zagreb tha se kishin arritur të shpëtonin 10 persona të tjerë nga fusha e minuar. Ndёrsa, kombësia e personit që vdiq nuk ishte mundur ende tё verifikohej.

Sipas një raporti nga një spital afër qytetit Ogulin, dy nga të plagosurit ishin nga Pakistani.

Rreth 17 mijё mina tokësore të pashpërthyera, numërohen në shtetin e Kroacisë

Minat e tipi anti-personnel kanë vrarë më shumë se 200 njerëz në Kroaci që nga fundi i luftës. Problemi i mjeteve të pashpërthyera shtrihet edhe në Bosnjë, një nga vendet më të kontaminuara në botë.

Sipas Enhancing Human Security (ITF), një organizatë humanitare jofitimprurëse, pothuajse 2% e Bosnje dhe Herzegovinës, një sipërfaqe prej 965 kilometra katrorë, është e minuar. Qendra e Veprimit ndaj Minave në Bosnjë dhe Herzegovinë (BHMAC) vlerëson se ka rreth 79 mijё mina dhe pajisje të tjera të pashpërthyera.

Ndёrkohё, bamirësit dhe punëtorët e ndihmës thanë se incidenti nënvizoi rreziqet e jashtëzakonshme që migrantët dhe refugjatët përjetojnë.

Faza e fundit e udhëtimit, nga Bosnja në Kroaci, thuhet të jetë më e rrezikshmja dhe rraskapitёsja. Sipas shoqatave, refugjatët përballen me dhunën sistematike të policisë kroate që patrullon kufirin e jashtëm më të gjatë të BE-së.

“Ky incident tragjik, edhe një herë, thekson se si politikat e BE-së, të përqendruara në kufizimin e ardhjeve të parregullta, po i vënë njerëzit në rrezik. Politika që sjellin vuajtje të panevojshme për njerëzit në lëvizje”, tha Nicola Bay, drejtori i Këshillit Danez të Refugjatëve për Bosnjën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore