Lajme

Kriza politike në Itali: Giuseppe Conte fiton votëbesimin edhe në Senat


Kryeministri Italian, Giuseppe Conte, fitoi votëbesimin në Senat, më 20 janar.  Conte do të mbajë administratën e tij të brishtë. Kjo krizë politike e lë Conte-n të pambrojtur nëse do të ndodhin  sulme politike në të ardhmen.   Senati italian miratoi qeverinë e Conte-s, por kryeministri nuk arriti të siguronte një shumicë të përgjithshme në parlament.

Conte arriti të qëndrojë në pushtet pas votimit në senatin me 321 vende. Ndarja me Renzi-n e la atë larg 161 votave të nevojshme për një shumicë të përgjithshme. Pothuajse të gjithë senatorët e Italia Viva abstenuan. 156 senatorë votuan  për mbajtjen e qeverisë, ndërkohë që 140 votuan kundër qeverisë së Contës. 15 senatorë abstenuan.

Votimi pro qeverisë së Conte-s bën që kryeministri të mos jetë i detyruar të japë dorëheqjen.  Kryeministri italian  thase  ka në vëmendje  sfidat që priten përpara.

Pavarësisht se Conte po përpiqet të dalë nga kriza,  konflikti e la atë  me një pakicë në  qeveri.  Miratimi i legjislacioneve thelbësore mund të shfaqë vështirësi.  Kjo krizë e bëri kryeministrim më të prekshëm në krizat e ardhshme parlamentare.  Veçanërisht ndërsa  po lufton COVID-19.

“Italia nuk ka asnjë minutë për të humbur”.  Duhet të punojmë menjëherë për të kapërcyer urgjencën shëndetësore dhe krizën ekonomike. Do t`i jepet prioritet planit të vaksinave dhe planit të rimëkëmbjes”, shkruan Conte në Twitter.

 

 

Italia  hyri në një krizë të thellë politike, pasi  ish-kryeministri Renzi, njoftoi dorëheqjen e dy ministrave të kabinetit dhe një ministri të ri. Kjo erdhi  pas një grindje me Conte-n  rreth mënyrës së shpenzimit të fondeve të BE-së (Recovery Fund). /AlbanianPost.com

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore