Shqipëria

Kriza në Ukrainë, Meta: Koordinim sa më të efektshëm me NATO-n


Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, mesditën e 25 janarit ka zhvilluar një takim me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneralmajor Bajram Begaj, për të diskutuar rreth krizës Ukrainë-Rusi.

“Ndamë shqetësimin e përbashkët me të gjithë partnerët tanë të NATO-s për kërcënimin e agresionit rus ndaj këtij vendi mik, të pavarur dhe sovran”, shkruan Meta në median sociale Facebook.

Meta ka shprehur, “implikimet që ky kërcënim, në shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare, mund të ketë edhe për mbarë Evropën dhe për rajonin tonë”.

Ndër të tjera Presidenti ka nënvizuar rëndësinë e koordinimit me Aleancën.

“Nënvizova rëndësinë e koordinimit sa më të efektshëm me Aleancën, si dhe marrjen e masave për vijimin e reformave në funksion të forcimit të mëtejshëm të kapaciteteve tona mbrojtëse”, e përmbylli presidenti Meta.

Ukrainë-Rusi

Tensionet midis Ukrainës dhe Rusisë kanë prekur majat. Edhe nëse llogarisim të gjitha konfliktet e mëparshme ndër vite.

Trupat ruse të grumbulluara pranë kufijve të dy vendeve po nxit frikën se Moska mund të nisë një pushtim të mundshëm.

Aq sa detyroi diplomacinë britanike dhe amerikane të largonin personelin nga ambasadat e tyre në Kyev.

Ukraina ka paralajmëruar se Rusia po përpiqet të destabilizojë vendin përpara çdo pushtimi të planifikuar ushtarak.

Fuqitë perëndimore ose boshti i aleatëve e kanë paralajmëruar vazhdimisht Rusinë kundër lëvizjeve të mëtejshme agresive ndaj Ukrainës.

Kremlini zyrtar ka mohuar vazhdimisht se po planifikon të sulmojë.

Autoritetet ruse argumentojnë se mbështetja e NATO-s për Ukrainën, duke përfshirë rritjen e furnizimeve me armë dhe trajnimin ushtarak, përbën një kërcënim në rritje në krahun perëndimor të Rusisë.

Tabloja historike është e ndërlikuar – por kjo është një panoramë e përplasjeve në rrënjën e konfliktit – pikërisht në kufi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore