Lajme

Kriza në Ukrainë – Krizë në tregjet aziatike


Kriza në Ukrainë nuk është thjesht një krizë diplomatike apo ushtarake.

Ajo ka pasur impakt të gjerë edhe në tregjet botërore, kryesisht ato aziatike.

Vetëm orët e fundit, janë shënuar luhatje të mëdha në tregjet e shkëmbimit.

Nikkei në Japoni ra me 2.3%. Bursa australiane shënoi rënie me 1.6%. Kospi në Seul me 1.75% dhe Bitcoin pësoi rënie me 6%, duke e çuar vlerën në 36 mijë e 633 dollarë.

Tregjet kineze po ashtu kanë rënie të dukshme, por ajo ndërthuret edhe me situatën e ndërlikuar të stoqeve teknologjike, kryesisht me kompanitë e zotëruara nga miliarderi Jack Ma.

Bursa e Hong Kongut është goditur më rëndë ndër të gjitha, me 3.2% ulje ndërsa ajo e Shanghai-t, ra me 1.25%.

Një fuçi naftë në tregjet ndërkombëtare sakaq, po i afrohet shifrës prej 100 dollarësh.

Teksa ende duhet parë se si do të hapin bursat evropiane dhe ato amerikane, pas përshkallëzimit të radhës mes Kievit dhe Moskës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore