Lajme

Kriza në Sri Lanka: Policia hapi zjarr ndaj protestuesve, një i vdekur dhe 11 të plagosur


Policia në Sri Lanka hapi zjarr ndaj turmave që protestonin për mungesën e karburantit gjatë krizës ekonomike, duke lënë një të vdekur dhe 11 të tjerë të plagosur.

Viktimat në qytetin qendror të Rambukkana-s erdhën pasi municionet e drejtpërdrejta u përdorën nga policia për herë të parë që nga shpërthimi i protestave në fillim të prillit.

Dhjetëra mijëra demonstrues kanë dalë në rrugë që kur Sri Lanka-s i mbaruan paratë për importe jetike.

Ata duan që presidenti Gotabaya Rajapaksa të japë dorëheqjen, por ai e refuzon këtë gjë.

Emërimi i tij i një kabineti të ri të hënën zemëroi shumë Sri Lankasit. Pati protesta në një numër zonash të martën pasi shitësi kryesor i karburantit në Sri Lanka ngriti çmimet me gati 65%.

Turmat e Rambukkana-s kishin protestuar për rreth 15 orë duke kërkuar karburant. Autoritetet thanë se turma hodhi gurë dhe sende të tjera ndaj policisë, duke plagosur një numër prej tyre.

Dy prej protestuesve të plagosur raportohet se janë në gjendje kritike për jetën. Mijëra shoferë të zemëruar kanë djegur goma dhe kanë bllokuar autostradën që lidh kryeqytetin Colombo me qytetin e Kandy-t.

Kombi po përballet me krizën e tij më të keqe ekonomike që nga pavarësia nga Britania në vitin 1948.

Ajo është shkaktuar pjesërisht nga mungesa e valutës së huaj, gjë që ka bërë që Sri Lanka nuk mund të përballojë të paguajë për importet e ushqimeve kryesore dhe karburantit, duke çuar në mungesa akute dhe çmime shumë të larta.

Me ndërprerjet e energjisë elektrike që zgjasin gjysmë dite ose më shumë, zemërimi i publikut është rritur.

Demonstratat shënojnë një kthesë masive në popullaritet për Rajapaksa-n, i cili erdhi në pushtet në vitin 2019, duke premtuar stabilitet dhe një “dorë të fortë” për të sunduar vendin.

Kritikët thonë se korrupsioni dhe nepotizmi – vëllezërit dhe nipërit e tij pushtuan disa portofol kyç ministror – janë arsyet kryesore të krizës.

Kabineti i ri përmbante disa mbështetës të partisë, por nuk kishte anëtarë të familjes Rajapksa, përveç vëllait të madh të presidentit, Mahinda, i cili mbajti detyrën e tij si kryeministër.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore