Lajme

Kriza e COVID në Britani, Cain fajëson shërbimin civil


Lee Cain, drejtor i komunikimit në zyrën e kryeministrave, duke mbërritur në Downing Street në Londër, 12 nëntor 2020

Ish-drejtori i komunikimit i Boris Johnson ka fajësuar mungesën e ekspertizës në Whitehall, kur po përpiqej tё përcillte mesazhin e tij në ditët e para të krizës sё COVID.

Lee Cain, një këshilltar kryesor i Johnson, i cili mburrej për shtrëngimin e duarve në një vizitë në spital, pretendoi se qeveria mund të “kthente valën” brenda 12 javësh dhe e quajti çnjerëzore anulimin e Krishtlindjeve, disa ditё para kur miliona njerёz u urdhёruan ta kalojnё sezonin festiv në shtëpi.

Në një letër për Institutin për Qeverinë(IfG), ish-punonjësi i “Vote Leave” vuri në dukje mangësitë në institucionet qeveritare, sipas tё cilit çuan nё deklarata mё pёrmbajtje dyshuese.

Ai bëri thirrje për rishikim, përfshirë një reduktim drastik të stafit.

Kaini tha se aftësitë e vizualizimit të të dhënave mungonin aq shumë sa që nuk kishte “askënd me aftësinë” për të hedhur materialet e konferencave tё përditshme të shtypit tё COVID, të parapara nga kryeministri dhe të shikuara nga miliona njerëz.

“Edhe kur u krijua një sistem, personeli nuk i kishte aftësitë e kërkuara dhe slajdet shpesh dërgoheshin vetëm disa momente para fillimit të konferencave për shtyp”, tha ai.

Pavarësisht se më shumë se 4 mijё punonjës të komunikimit janë të punësuar në të gjithë qeverinë, shumë zyra të shtypit të departamenteve nuk janë në gjendje të kryejnë funksionet më themelore, sipas Cain.

Nënkryetarja e Partisё sё Punës, Angela Rayner, akuzoi Cain-in se po përpiqej të “transferonte fajin” te shërbimi civil.

“Problemi themelor me komunikimet e qeverisë është se kryeministri tregohet gjithmonё e mё i pandershëm. Johnson nuk arriti të marrë dhe komunikojë vendimet që ishin të nevojshme për të shpëtuar jetë gjatë pandemisë. Po ashtu ish-këshilltari i tij i lartë i neglizhoi mesazhet e shëndetit publik dhe e vёzhgoi situatёn nё vend nga Kështjella Barnard”, tha ajo.

Alex Thomas, drejtor programi në IfG, tha nga ana tjetёr se, “as ekipi më i mirë i komunikimit qeveritar nuk mund të errësojë vendimet e dobëta të politikave ose udhëheqjen e pavendosur”.

Kaini megjithatё, i vlerësoi nëpunësit civilë, duke i përshkruar ata me të cilët punoi me notёn 10, por pretendoi se pandemia ekspozoi tendosjet nё njё sistem komunikimi tё pajisur keq.

“Nuk kishte asnjë prani koherente të qeverisë në platformat e mediave sociale në fillim të krizës, me Departamentin e Shëndetit dhe Kujdesit Social, Zyrën e Kabinetit dhe Departamentin për Transport që lëshojnë mesazhe të veçanta të shëndetit publik”, tha Cain.

Nё njё kundёrpёrgjigje, një zëdhënës i qeverisë britanike i quajti pretendimet si tё pavёrteta dhe se, “gjatë gjithë pandemisë janё vendosur komunikime të qarta, të synuara dhe efektive për të ndihmuar publikun të mbrojë veten, duke parandaluar drejtpërdrejt miliona infeksione dhe duke shpëtuar mijëra jetë”.

Largimi i Cain dhe Cummings

Cain-i u largua nga qeveria, së bashku me Cummings, pas një grindjeje që përfshinte gruan e Johnson, Carrie Symonds, për emërimin e Allegra Stratton si sekretare tё re tё shtypit tё kryeministrit.

Që atëherë Stratton është lënë mënjanë dhe njoftimet për shtyp të drejtpërdrejta që ajo kishte për detyrё të paraqiste janё braktisur, por Cain-i i sugjeron qeverisё mbajtjen e konferencave të rregullta televizive për shtyp.

Në letrën IfG ai gjithashtu rekomandon, siç bëri dhe kur ishte në qeveri, një reduktim dramatik në numrin e stafit të komunikimit tё Whitehall.

“Duhet të punësohen në mënyrë qendrore në vend të departamenteve të veçanta”, sugjeroi ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore