Lajme

“Krivokapiç të nënshkruajë Marrëveshjen e dakorduar me Kishën Ortodokse Serbe”


Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç

Të premten është publikuar tekstin e Konkluzioneve të Qeverisë, lidhur me nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore ndërmjet Kishës Ortodokse Serbe dhe Qeverisë së Malit të Zi, nga portali IN4S.

Sipas dokumentit të publikuar, shihet se Qeveria e Malit të Zi, në seancën e mbajtur më 26 janar 2022, është njohur me informacionin për rrjedhën e negociatave me Kishën Ortodokse Serbe për nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore, të cilën e ka dorëzuar kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç.

Ndërsa shihet se Qeveria malazeze ka arritur në disa përfundime.

“Qeveria është njohur me rrjedhën e negociatave ndërmjet Kishës Ortodokse Serbe dhe Qeverisë së Malit të Zi për nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore. Qeveria pajtohet se nuk ka arsye në këtë marrëveshje, me shpjegimin e dorëzuar në Kishën Ortodokse Serbe, si pengesë për nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje”.

“Kryeministri, prof. Zdravko Krivokapiç, të nënshkruajë Marrëveshjen e dakorduar me Kishën Ortodokse Serbe. Nëse, nga ana tjetër, ka vetëm pengesa teknike, ato do të harmonizohen me prezantimin e të gjithë ministrave”.

Gjithashtu thuhet se “Të gjithë anëtarët e Qeverisë janë zotuar që të mos e bëjnë publike përmbajtjen e Marrëveshjes Themelore deri në harmonizimin përfundimtar të tekstit të marrëveshjes dhe verifikimin e saj”.

 

SD: Të harmonizohet marrëveshja bazë me Kushtetutën dhe ligjet

Nga ana tjetër në Partinë Social Demokrate të Malit të Zi (SD) besojnë se një marrëveshje bazë duhet të nënshkruhet me çdo komunitet fetar që shpreh interes për të.

Nga SD vlerësojnë se Marrëveshja Themelore duhet të harmonizohet me Kushtetutën dhe ligjet, përkatësisht me interesat shtetërore të Malit të Zi.

“Një marrëveshje bazë nuk mund t’i japë asnjë komuniteti fetar më shumë të drejta se një tjetër dhe nuk duhet të rishikojë (falsifikojë) historinë”.

Ata pretendojnë se kjo lloj marrëveshje, për të qenë transparente, e ndjeshme ndaj çështjes dhe interpretimeve të mundshme subjektive, duhet t’i dërgohet Kuvendit të Malit të Zi për informim dhe deklarim, gjegjësisht ratifikim.

“Në fund të fundit, kjo është bërë me Marrëveshjen Themelore mes Malit të Zi dhe Selisë së Shenjtë (Kishës Katolike)”, thonë nga SD, përcjellë RTCG.

Ata përfundojnë me mesazhin se “kushdo që nënshkruan Marrëveshjen Themelore në të cilën u jepen pretendime apo të drejta të pasakta komuniteteve fetare jashtë Kushtetutës dhe ligjit, do të mbajë përgjegjësi para organeve kompetente shtetërore”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore