Lajme

Krivokapiç synon të merr nën kontroll policinë në rast se ka trazira më 4 shkurt


Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç

Shkarkimi i Dritan Abazoviçit nga pozita e kreut të Byrosë për Koordinim Operativ në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Malit të Zi, praktikisht do të bënte që policia e shtetit të binte në duart e Kryeministrit, Zdravko Krivokapiç.

Seanca e Jashtëzakonshme e Këshillit e thirrur nga Krivokapiç dështoi dy herë, me mosprezencën e Dritan Abazoviç.

Gazeta malazeze Pobjeda shkruan se “Krivokapiç po synon të shtë në dorë policinë sepse dëshiron të ketë mekanizmin e forcës më 4 shkurt, kur është e paraparë të bie qeveria nga vota e mosbesimit”.

Janë lajmëruar demonstrata më 4 shkurt për të cilat ekziston mundësia e radikalizimit të protestave, por gjithashtu edhe rreziqe për të hyrë protestuesit në parlament.

Kështu bëjnë të ditur burime të gazetës malazeze Pobjeda nga sektori i sigurisë së shtetit.

Kisha e Serbisë dhe organizatat jo-qeveritare që janë nën ombrellën e saj në Mal të Zi, kanë thënë se është kundër rrëzimit të qeverisë, sepse sipsa tyre kjo gjë përbën tradhti ndaj vullnetit elektoral.

“Shkatërrimi i vullnetit elektoral është kundër Kushtetutës së Malit të Zi dhe në praktikë është kidnapim, hajni dhe rikthim i DPS-së së në pushtet. Nuk duhet ta lejojmë këtë gjë me asnjë çmim. Shpresojmë që ka njerëz të zgjuar dhe të ndershëm nëpër parti dhe të mos e mbështesin këtë ide”, thonë për Pobjeda këta organizata jo-qeveritare.

“Kush e bënë këtë do të jenë me faqe të zezë”, thonë ata mes tjerash.

Kabineti i Krivokapiqit mbrëmë kanë njoftuar se janë të tronditur nga bojkoti i koalicionit minoritar të udhëhequr nga Abazoviç.

“Është për t’u habitur që personat në poste të tilla përgjegjëse nuk janë të interesuar të vënë në dispozicion të publikut raporte për rezultatet e veprimeve të sektorit të sigurisë gjatë kurorëzimit të Mitropolitit të Malit të Zi dhe Ioannicius Littoral më 5 shtator në Cetinje”, thuhet në deklaratë.

Zyra e Kryeministrit vlerësoi se ka pasur papërgjegjshmëri të veçantë kur bëhet fjalë për vlerësimin e rrezikut të inteligjencës dhe sigurisë dhe kërcënimit për sigurinë kombëtare të Malit të Zi.

“Nga e gjithë kjo mund të konstatohet se kush kujdeset për sigurinë e qytetarëve të Malit të Zi, e kujt i intereson vetëm politika”, u shprehën kabineti i kryeministri”, u shprehën kabineti i kryeministrit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore