Tregjet

Kriptomonedhat pësojnë rritje pas miratimit për përdorimin e Blockchain nga bankat


Çmimet e kriptomonedhave pësuan rritje pasi vendimit për përdorimin e teknologjisë Blockchain.

Zyra e Kontrollorit të Valutës e SHBA-së (OCC) ka lëshuar ​​një urdhër që aprovon përdorimin e teknologjisë Blockchain nga bankat e SHBA-së.

Ky urdhër është lëshuar për bankat kombëtare dhe institucionet federale të kursimeve.

Ky vendim i OCC-së kundërshton projekt-ligjin e prezantuar në seancën e fundit të Kongresit për kriptomonedhat.

Në mes të dhjetorit, Departamenti i Thesarit ka propozuar rregulla të zgjeruara për përdoruesit e kriptomonedhave

Bitcoin ka pësuar rritje prej 13% në 2021 me çmimin prej 32 mijë e 500 dollarëve.

Ether po tregtohet me çmimin prej 1 mijë e 100 dollarëve, afërsisht 25% nën rekordin më të lartë të kësaj kriptomonedhe./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore