Lajme

Kriminelët nuk janë të mirëpritur në Mal të Zi, thotë Abazoviç


Kryeministri malazez me mandat teknik Dritan Abazoviç, ka thënë se kriminelët nuk janë të mirëpritur në Mal të Zi.

“Ky nuk është një vend mik i kriminelëve”, tha ai për RTL, transmeton Radio Televizioni i Malit të Zi.

“Kishte shumë institucione të politizuara dhe joprofesionale, si dhe njerëz të korruptuar në sistem. Vetëm në dy vitet e fundit, që nga ndryshimet politike, kemi ndryshuar mjedis”, tha ai.

Abazoviç vuri në dukje “rezultatin historik” të Malit të Zi në luftën kundër kontrabandës së drogës dhe kapjen e 1.6 tonë kokainë.

Nëse këto shifra krahasohen me ato në portet holandeze, siç tha ai, “rezultati është vërtet i madh”.

I pyetur për kërcënimet ndaj tij, Abazoviç përgjigjet, se po ishte frikësuar nuk do ishte kryeministër.

“Nuk më pëlqejnë kërcënimet, por kjo është diçka e nevojshme dhe detyra jonë. Nëse dikush është i ndrojtur dhe nuk është i gatshëm të rrezikojë, nuk duhet të jetë në këtë punë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore