Aplikacione

Krijimi i simboleve me Logo Maker


Logo Maker, aplikacioni i krijimit të simboleve, mundëson realizimin e simboleve të bizneseve nëpërmjet formateve pa pagesë.

Sipas Google Play, aplikacioni ofron një sërë formatesh të gatshme pa pagesë përmes së cilave mund të dizajnohet logoja ose simboli i një biznesi.

Logot janë të ndara sipas kategorive të ndryshme të bizneseve dhe mjafton përzgjedhja e një kategorie për të hapur gamën e formateve përkatëse.

Aplikacioni Logo Maker, bën të mundur vendosjen e sfondit të dëshiruar, formën, llojin e shkrimit dhe ngjyrat që duhen përdorur.

Pas ruajtjes së imazhit të realizuar, nëpërmjet opsionit “share”, simboli mund të shpërndahet në median sociale./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore