Kulturë

Krijimi i njësive të banimit me kontejnerë transporti


Studio me bazë në Austin, Teksasit të Amerikës, Mark Odom ka përfunduar kompleksin e quajtur The Pitch, prej gjysmë hektari që përdor kontejnerë transporti të ripërdorur për të krijuar hapësira me shumë nivele.

Kompleksi argëtues përfshin 23 kontejnerë të ripërdorur për një sërë qëllimesh dhe konfigurimesh në të gjithë hapësirën.

Odom thotë se The Pitch është projekti i parë i këtij lloji në Austin dhe në rajon.

“Ne kemi studiuar më parë përdorimin e kontejnerëve për dizajne komerciale, me pakicë dhe shumë familje, të cilat të gjitha ishin të pandërtuara”, thonë Mark Odom.

Në bazë të madhësive u përdorën dy të ndryshme kontejnerësh, prej të cilave tetë me 20 këmbë (2,4 me 6,1 metra) dhe tetë me 40 këmbë (2,4 me 12,2 metra), për të akomoduar përdorimet e ndryshme të kompleksit.

“Çdo pjesë e ndërtesës organizohet dhe grumbullohet ndryshe, ndërsa janë përdorur të njëjtat detaje, materiale dhe ngjyra të personalizuara. Kjo lejon që çdo kontejner të jetë konsistent”, tha Odom për Dizzen.

Sipas arkitektëve, vendi origjinal ishte i rrafshët dhe kështu ishte peizazhuar në mënyrë që kontejnerët të “nguleshin” në topografi.

Kontejnerët ishin me burim Falcon Structures nga Kina. Projekte të tjera që kanë përdor kontejnerë transporti përfshijnë këtë shtëpi portative të prodhuar në Poloni dhe një stadium të çmontueshëm në Katar, aty ku do të organizohet Botërori në Futboll.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore