Shqipëria

Krerët e Shqipërisë dhe Kosovës nderojnë ceremoninë e ngritjes së flamurit


Pas mbledhjes së Kuvendit të përbashkët historik mes Shqipërisë dhe Kosovës, krerët qeveritarë të të dyja vendeve morën pjesë në ceremoninë solemne të ngritjes së flamurit.

Krah presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ishte dhe presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Kryeministri shqiptar Edi Rama gjithashtu ishte në shoqërinë e kreut të qeverisë së Kosovës, Albin Kurti.

Në ceremoni morën pjesë dhe dy kryeparlamentarët Lindita Nikolla dhe Glauk Konjufca.

Krerët qeveritarë shoqëroheshin nga kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore