Bota

Kremlini krahason protestuesit e Navalny-t me terroristët


Zëdhënësi i presidentit rus, Dmitry Peskov, mbështeti të martën komentet e presidentit rus, ku krahasoi protestuesit me terroristët.

Peskov tha se Putini u referohej “atyre që fshiheshin pas fëmijëve dhe grave” në protestë.

“A nuk fshihen terroristët pas grave dhe fëmijëve”, u shpreh ai.

Sipas tij, dialogu midis protestuesve dhe autoriteteve është i pamundur. Gjithashtu u shpreh se demonstruesit që sulmuan oficerët e policisë gjatë tubimeve “duhet të ndiqen penalisht sipas ligjit”.

Navalny u ka bërë thirrje mbështetësve të tij për të protestuar. Ai u arrestua fundjavën e kaluar kur u kthye në Rusi pasi u helmua me një agjent nervor.

Gjatë protestave të së shtunës, mbi 3 mijë e 700 njerëz u arrestuan, sipas organizatës për të drejtat e njeriut në Rusi, OVD-Info.

Përfaqësuesit e organizatës, shkruan se numri i arrestimeve ishte rekord gjatë nëntë viteve të punës së tyre në Rusi.

Më shumë se 1 mijë e 400 ndalime ndodhën vetëm në Moskë, gjithashtu një rekord sipas mediave ruse.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore