Lajme

Kremlin Papers: Putin e vendosi Trump në Shtëpinë e Bardhë?


Vladimir Putin ka autorizuar personalisht një agjenci ruse të spiunazhit për kryerjen e një operacioni mbi “mbështetjen e një kandidati presidencial jo stabël mendërisht, në vitin 2016”.

Donald Trump, sipas të dokumenteve të sapo-dala në dritë – “Kremlin Papers”, është vënë në Shtëpinë e Bardhë, me ndihmën e presidentit rus Putin.

Në një mbledhje me dyer të mbyllura të Këshillit Kombëtar të Sigurisë në Rusi, janë dhenë direktivat mbi këtë gjë.

Mbledhja kyçe u zhvillua më 22 janar 2016. Kjo, sipas asaj çfarë shpalosin këto “trakte”. Në mbledhje, Putin-i ishte përballë krerëve më të lartë të spiunazhit rus dhe disa prej ministrave kryesorë.

Dakordësia ishte e palëkundur: “Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë, do të ndihmonte strategjinë moskovitë dhe arritjen e objektivave të Kremlinit”.

Ndër to, edhe një “trazi sociale” në SHBA. Përmes saj, do të kërkohej dobësimi i rolit negociator të presidentit amerikan.

Tre spiunë u urdhëruan për të zhvilluar një plan praktik për arritjen e qëllimit. Nënshkrimi, ishte ai i Vladimir Putin-it.

Në atë çast, Trump-i ishte në pozita të favorshme për të fituar kandidaturën e republikanëve drejt Presidencës.

Inteligjenca perëndimore dhe agjencitë e tjerë, ishin në dijeni të këtyre rreziqeve. Madje, edhe në dijeni të dokumentit.

Për muaj me radhë, ato u shqyrtuan dhe u ekzaminuan. “Traktet”, të cilat i ka shpalosur e përditshmja “The Guardian”, duket se përfaqësonin një rrjedhje informacioni të pazakontë për nivelin e Kremlinit.

Por, ekspertë të pavarur, janë dakordësuar se “Kremlin Papers”, janë absolutisht të vërteta.

Akuzat janë mohuar nga Kremlini. Sipas Dmitri Peskov, zëdhënësi për shtyp i Putin-it, “ideja e kreut rus që mbështet Trump, është një fantazi e madhe”.

Deklasifikimi i klasifikuar

“32-04\vd”. Ky është kodi i raportit me klasifikim sekret. Klasifikim, tashmë i deklasifikuar nga The Guardian.

“Trump-i është kandidati më premtues për qëllimet tona”. Kjo ishte pikëpamja e Kremlinit. Ose, siç quhet në rusisht, “Pespektivny”.

Gjykimi mbi këtë preferencë, shtrohet madje në baza psikologjike.

“Trump është një person impulsiv, mendërisht i paqëndrueshëm dhe i pabalancuar, i cili vuan nga kompleksi i inferioritetit”.

Mbledhja e informacioneve kompromentuese ndaj Trump-it, ka qenë po ashtu pjesë e strategjisë. Sipas “trakteve”, të shumta ishin ato, për t’u përdorur më pas si shantazh.

Disa, përfshinin pjesë nga vizita të Trump-it në Moskë. Këto informacione do të shërbenin në të ardhmen për shantazhe në negociata.

Ndërsa, çdo lloj materiali i nevojshëm, do të duhej të përdorej për të mundësuar fitoren e Trump-it përballë demokrates Hillary Clinton në zgjedhje.

Kjo, do të përmbushte atë që në letra, do të quhej “Skenari ideal politik për Rusinë”.

Një fitore e Trump-it, e cila do të çonte në destabilizim të sistemit socio-politik të SHBA-ve.

Destabilizim, i cili pas zgjedhjes së tij, në një mënyrë apo në një tjetër, erdhi!

Mbledhja e Kremlinit

Nuk ka dyshim që takimi në janar të vitit 2016 ka ndodhur dhe se vendi ku kishte zënë vend ai ishte Kremlini.

Një fotografi zyrtare tregon që Putin ishte në krye të tavolinës, prapa të cilit ishte një flamur i Federatës Ruse dhe një shqiponjë dykrenare. Atëherë kryeministri i Rusisë, Dimitry Medvedev, ishte po ashtu në takim, bashkë me ministrin e Jashtëm, Sergei Lavrov.

Në takim ishte edhe Sergei Shoigu, ministri i Mbrojtjes, përgjegjës për GRU-në(Shërbimi Sekret i Ushtrisë); Mikhail Fradkov, atëherë shef i Shërbimit të Sekret të Zbulimit – SVR; dhe Alexander Bortnikov, shefi i Shërbimit Sekret të Kundërzbulimit, FSB. Nikolai Patrushev, ish-drejtori i FSB-së, ishte po ashtu prezent në takim.

Sipas një njoftimi për media, në takim ishte diskutuar për ekonominë dhe për çështje që lidheshin me Moldavinë. Mirëpo, dokumenti që ka siguruar The Guardian sugjeron që qëllimi i vërtetë i atij takimi ishte diskutimi i propozimeve konfidenciale të përmbledhura nga ekipi i analistëve të presidentit Putin, në përgjigje të sanskioneve amerikane ndaj Moskës.

Autor i tyre rezulton të ketë qenë Vladimir Symonenko, njeriu që udhëheq me ekipin e ekpertëve të Kremlinit, që i ofron Putin-it materiale analitike dhe raporte, disa prej të cilave janë të bazuara në të dhënat e shërbimeve sekrete.

Dokumentet tregojnë që më 14 janar 2016, Symonenko e ka nisur një dokument të përmbledhur në tre faqe me rekomandimet e nxjerra nga ekipi i tij.

Në një urdhër të nënshkruar dy ditë më pas, Putin e ka udhëzuar atëherë shefin e Departamentit për Politika të Jashtme, Alexander Manzhosin, që ta thërrasë një takim të mbyllur të Këshillit Kombëtar të Sigurisë.

Qëllimi i tij është që të studiohet më tej dokumenti, thuhet në urdhrin e nënshkruar. Mahzhosin-it i ishin dhënë pesë ditë në dispozicion për ta bërë të mundur takimin.

Ajo që është diskutuar në katin e dytë të Kremlinit nuk dihet. Por, presidenti dhe zyrtarët e sigurisë ruse rezultojnë ta kenë dakordësuar një plan shumëpalësh për të ndërhyrë në demokracinë amerikane, me arsyetimin e vetëmbrojtjes.

Një sërë masash përmenden si të mundshme, varësisht nga reagimi i Washington-it. Në dokument përmenden një varg dobësish amerikane. Ato përfshijnë “thellimin e dallimeve midis të matjës dhe të djathtës”, hapësirën e “media-informacionit” në SHBA dhe disponimin anti-establishment gjatë presidencës së Barack Obama.

Pjesë nga raporti special i Kremlinit, i siguruar nga The Guardian

Në dokument nuk përmendet emri i Hillary Clinton, rivalja e Trump në zgjedhjet e viti 2016. Në të sugjerohet përdorimi i mediave për t’i dëmtuar figurat e rëndësishme të politikës amerikane.

Disa paragrafë sugjerojnë futjen e “viruseve mediale” në jetën publike ameirkane, që mund të bëheshin të vetqëndrueshëm dhe të riprodhoheshin. Prëmes tyre do të mud të alternohej vetëdija e masave, veçanërisht për grupe të caktuara, thuhet më tutje në dokument.

Pas takimit, bazuar në një dokument që po ashtu ka rrjedhur, Putin ka lëshuar një dekret përmes të cilit ka krijuar një komision ndërdikasterial. Qëllimi i tij do të ishte që t’i realizojë qëllimet e vendosura në “pjesën speciale” të dokumentit me Nr. 32-04\vd.

Anëtarë të kësaj trupe të re do të ishin Shoigu, Fradkoc dhe Bortnikov. Shoigu qe emëruar president. Dekreti specifikonte se grupi duhet të merrte hapa praktikë kundër SHBA-së, sa më shpejt të jetë e mundur. Kjo do të arsyetohej përmes çështjeve të sigurisë kombëtare, në pajtim me ligjin e vitit 2010, 390-fz, që e lejon këshillin t’i formulojë politikat e shtetit për çështje të sigurisë.

Bazuar në atë dokument, secilës agjenci i ishte dhënë nga një detyrë. Ministri i Mbrojtjes ishte këshilluar që ta koordinojë punën e nëndivizioneve dhe shërbimeve. Shoigu ishte po ashtu përgjegjës për mbledhjen dhe sistematizimin e informacioneve të nevojshme fhe për përgatitjen e “e masave për të vepruar në dimensionin e hapësirës informative” – një komandë mesa duket për t’i hakuar sistemet e ndjeshme amerikane të targetuara nga SVR.

Vetëm disa ditë pas takimit të mbajtur në Kremlin, hakerët e GRU-së kanë sulmuar serverët e Komitetit Kombëtar të Demokratëve(DNC), duke vjedhur nga ta mijëra e-mail privatë, në kuadër të përpjekjes për ta dëmtuar fushatën e Hillary Clinton.

Raporti i publikuar nga The Guardian përmban detaje të rralla të punës së inteligjencës ruse, thonë burimet diplomatike. Skicimi që i është bërë karakteristikave të personalitetit të Trump është tipik për analizat e agjencive ruse të inteligjencës, që i kushtojnë rëndësi të veçantë ndërtimit të profilit të individëve bazuar në të dhënat psikologjike.

Moska do të ishte përfituesja më e madhe nga fitorja e Republikanëve, thuhet në dokumenta. Fitorja do të shkaktonte një “shpërthim social” që do ta dëmtonte presidentin amerikan, thuhet në raport. Por, përveç kësaj, nga fitorja e Trump do të kishte edhe përfitime në sferën ndërkombëtare. Putin do t’ia mundësonte vetes që në mënyrë klandestine t’i dominonte bisedimet dypalëshe midis Rusisë dhe SHBA-së, ta dekonstruktojë pozicionin negociues të Shtëpisë së Bardhë dhe të ndjekë politika të jashtme të fuqishme për interesa të Rusisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore