Gatimi

Krem limoni, për të shoqëruar mëngjesin tuaj


Kremi i limonit është i butë dhe i shijshëm, fantastik për të mbushur ëmbëlsirat ose për t’u shijuar në mëngjes me briosh. Është një recetë shumë e thjeshtë për t’u përgatitur, që zgjat më pak se 15 minuta.

Kjo metodë gatimi rekomandohet nga shefi i kuzhinës Renato Mekolli.

Përbërësit: 350 gr sheqer, 200 gr krem pana, 9 kokrra vezë, 5 kokrra limon (të shtrydhur), 2 lëkura limoni.

Përgatitja

Së pari, në një tas hedhim vezët, sheqerin, panën, lëngun dhe lëkurën e limonave. Më pas i përziejmë me një rrahëse vezësh metalike.

Tasin e vendosim në banjomari. Më pas vazhdojmë e përziejmë derisa të krijohet një masë e trashë.

E kalojmë në një enë të pastër dhe kremi i limonit është gati për t’u shërbyer.

Mund të përdorët për përgatitjen e ëmbëlsirave të tjera ose të konsumohet siç është. Ju bëftë mirë!

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore