Kosova

Krasniqi: Qeveria e ka bllokuar projektin që u siguron ujë qytetarëve të Skenderajt


Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk po ndan buxhet për komunën e Skenderajt për financimin e një projekti që ka të bëjë me furnizimin me ujë të qytetarëve.

‘’Projekti i vetëm i nivelit qendror, që ka qenë në procedurat buxhetore të këtij viti për sigurimin e ujit të pijes për qytetarët e Komunës së Skenderajt, është bllokuar nga qeveria qendrore. Ky diskriminim ndaj qytetarëve duhet të marr fund sa më parë’’, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Sipas tij, është e pakuptimtë se si Qeveria e Kosovës po i bllokon investimet kapitale në komuna, duke i diskriminuar qytetarët e vendit.

‘’Pamje e re dhe moderne për sheshin e qytetit në Skenderaj. Parking nëntokësor, park në qendër të qytetit, rivitalizim i të gjitha shesheve kryesore dhe rrugëve të Skënderajt, me buxhet tërësisht vetanak të komunës dhe pa asnjë mbështetje nga qeveria aktuale qendrore’’.

Krasniqi ka theksuar se në këto dhe shumë projekte të tjera është angazhuar kryetari i Skenderajt, Fadil Nura me ekipin e tij.

‘’Jashtëzakonisht i inkurajuar nga energjia dhe dinamika e punës së Kryetarit Nura, nënkryetarit Lushtaku dhe ekipit të tyre, që po e rikthen zhvillimin dhe besimin e qytetarëve të Skënderajt për të ardhmen. Si kryetar dhe si parti, ne do të jemi afër në secilin hap të kryetarit Nura që ai do të ndërmarr në avancimin e qeverisjes lokale me fokus te qytetarët’’.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore