Lajme

Krasniqi me Abbott: PDK gjithmonë e gatshme të kontribuoj në rrugën e integrimit të Kosovës


Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi dhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, ku e ka siguruar ambasadorin se PDK do të jap kontributin e saj në rrugën e integrimit të Kosovës.

Ata gjithashtu kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, veçanërisht për proceset integruese të Kosovës.

Krasniqi ka thënë se Mbretëria e Bashkuar gjithnjë ka qenë “mbështetëse e madhe” e Kosovës.

“Ambasadorin Abbott e falënderova për përkushtimin e tij edhe personal për Kosovën dhe e sigurova që PDK, si lidere e opozitës në vend, gjithmonë do të jap kontributin e saj për proceset e interesit shtetëror”, ka shkruar i kryetari i PDK-së në rrjetin social Facebook.

Kosova është me fat që në rrugën e fuqizimit të shtetësisë, krahas vetes ka aleat si Mbretërinë e Bashkuar dhe ambasadorin Abbott, ka shkruar mes tjerash Krasniqi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore