Lajme

Krasniqi – ligjvënësve të pozitës: Votoni për Trustin, ju ftoj me qenë deputetë të qytetarëve


Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, duke folur në Kuvendin e Kosovës ka deklaruar se “ata që mendojnë t’i japin leksione qytetarëve se a duhet lejuar apo jo tërheqja e parave të Trustit, duhet fillimisht t’u japin llogari qytetarëve për këtë të gjendje të rënduar ekonomike”.

“Votuesit e juaj që janë qytetarë të Kosovës, e di që kur je deputet i shumicës nuk është lehtë, por sot ju ftojë me qenë deputetët të qytetarëve, sepse deputetë ju kanë bërë qytetarët”.

“Për Kodin Civil nuk e keni dëgjuar kryeministrin, por ndërgjegjen”, pohoi Krasniqi, duke kujtuar faktin se disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, parti në pushtet, nuk votuan ashtu siç ua kishte kërkuar qeveria dhe rrjedhimisht Projektligji për Kodin Civil nuk pati kaluar.

“Ne kemi inflacionin më të madh ndonjëherë, në muajin maj e kemi pasur 12 për qind, kemi rritje enorme të çmimeve në çdo produkt. Ata që kërkonin punë në Kosovës, tash po kërkojnë viza”, tha Krasniqi.

Sipas kreut të PDK-së, “kjo qeveri s’e ka marrë mundin t’u dalë në ndihmë qytetarëve, sepse po të kishte mbështetje nuk do të kishte nevojë për projektligjin për Trustin”.

“Mirë, po e refuzoni këtë iniciativë, cila është alternativa”, ka pyetur Krasniqi Qeverinë Kurti.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore