Kosova

Krasniqi, Kurtit: S’të kemi ftuar të përplasemi, por na trego çfarë po ndodhë në dialog


Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të jetë transparent dhe të tregojë se çfarë po ndodhë në dialogun me Serbinë.

Ai fillimisht i ka ofruar mbështetje Kurtit duke i thënë se përballë Serbisë “jemi të gjithë bashkë”, derisa shqetësimet e tij i ka artikuluar në formë të disa pyetjeve konkrete.

“Çka është qëllimi i propozimit evropian? A ofron mundësinë e arritjes së marrëveshjes finale, apo status quo të re? A është ky propozim vazhdimësi e dialogut apo pikënisje e re? Cila është korniza kohore për marrëveshje? A është formati një lloj traktati? Cili është teksti i fundit dhe përmbajtja zyrtare e propozimit? A e keni pranuar në parim dhe sa besoni se ndryshon teksti final? A e parasheh propozimi njohjen e ndërsjelle mes Kosovës dhe Serbisë?”.

“A e parasheh propozomi se kur ndodhë njohja? Sa ka arritur qeveria të fus propozimet e veta? Kush janë garantuesit? A keni garnacione se Kosova do njihet nga 5shja e BE-së nëse arrihet marrëveshja? Cilat janë karotat nëse nënshkruhet marrëveshja, e cilët shkopinjtë nëse nuk nënshkruhet?|”, ishin pyetjet e Krasniqit.

Ai tha se qeveria “do të ishte e udhës që në rast nevoje edhe të na kërkonte ndihmë e bashkëpunim, me aq sa mund të ndihmojmë”.

Derisa shtoi se kjo seancë e ftuar nga PDK-ja “nuk ka karakter të përplasjes e akuzës, por për informim legjitim”, për atë se “çfarë po ndodhë në dialog”.

“Ne s’kemi as s’i japim qëndrimet sepse nuk e dimë cila është përmbajtja e arangazhmani i bisedimeve të fundit”.

Sa për atë që mendon qeveria si parim, Krasniqi pohoi se PDK ka disa shtylla kryesore.

“Ruajtja e karakterit unitar të shtetit, njohja formale nga 5 shtete mosnjohjes, nisja e procesit të anëtarësimit në NATO, marrja e statusit të shtetit kandidat për anëtarësim në BE dhe njohja nga Serbia”, tha Krasniqi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore