Zgjedhjet në Kosovë

Krasniqi i konsideron zgjedhjet fitore për PDK-në: “Faleminderit Kosovë!”


Memli Krasniqi-PDK

Kryetari i Partisë Demokratike të  Kosovës, Memli Krasniqi në një konferencë për media tha se PDK-ja në këto zgjedhje lokale, ka shënuar rezultat të jashtëzakonshëm anembanë Kosovës.

Krasniqi deklaroi se sot, qytetarët u bashkuan, për të mbajtur e rikthyer qeverisjet e mira nëpër komunat e Kosovës, me Partinë Demokratike të Kosovës.

“Partia Demokratike e Kosovës është partia e lirisë, shtetformimit dhe shtetndërtimit. Ajo ka qenë e fortë, mbetet e fortë dhe do të bëhet edhe më e fortë”.

Ai tutje ka thënë se qytetarët treguan sot se sa më e fortë që të jetë Partia Demokratike e Kosovës, aq më i sigurt e më i zhvilluar është edhe shteti i Kosovës.

“Bazuar në të dhënat tona nga terreni dhe rezultatet e deritashme të KQZ-së, PDK ka fituar pa balotazh në Mitrovicë, Ferizaj, Skënderaj, Kaçanik dhe në Han të Elezit”.

Kurse sipas Krasniqit, në balotazh dhe me “besimin e qytetarëve me 14 nëntor do ta fitojmë Prizrenin, Drenasin, Vushtrrinë, Shtimen, Dragashin, Malishevën, Klinën dhe jemi në pritje të rezultateve edhe në Fushë Kosovë, ka thënë ai.

Qytetaret e vendlindjes së Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit tashmë na kanë dhënë mbështetjen e madhe ka thënë Krasniqi.

Krasniqi ka falënderuar të gjithë komisionarët dhe veguesit e këtyre zgjedhjeve.

Ai ka falënderuar të gjithë qytetarët e Prishtinës që i kanë dhënë besim Uran Ismailit, ku e bënë që PDK të rritet 100% në kryeqytet.

Qytetarët treguan se asnjë propagandë dhe asnjë vendim popullit nuk mund të t’i bind ata.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore