Përballje

Krasniqi i gatshëm të mbrojë titullin e kampionit përballë Boesel


Robin Krasniqi dhe Dominic Boesel do takohen përsëri në përballjen e shumëpritur.

Dueli mes Krasniqit dhe Boesel do fillojë në ora 22:00 (me orën tonë lokale) në Gjermani.

Një vit nga takimi i tyre i parë, Robin Krasniqi dhe Dominic Boesel ndeshen kokë më kokë për titullin botëror të peshave të rënda IBO.

Gjatë karrierrës së tij, 34 vjeçari Robin Krasniqi, ka fituar 51 ndeshje dhe ka humbur vetëm në gjashtë duele

Ndëra në anën tjetër, Boesel ka fituar 31 duele dhe ka humbur vetëm 2.

Ndeshja e parë u dominua nga Krasniqi, i cili doli fitues me një nokaut brutal në raundin e dhjetë për të rrëmbyer titullin nga Boesel.

Pati një ngatërrim pasi Krasniqi arriti të godiste një të djathtë të madhe, e tronditi Boesel, dhe pasi lufta vazhdoi, Robin-i u sigurua që Boesel të mos qohet në këmbë më.

Krasniqi nuk ka luftuar që nga ajo natë më 10 tetor të vitit 2020, ndërsa Boesel u kthye në ring majin e kaluar me një fitore kundër Ondrej Budera të Çekisë.

Robin Krasniqi do kërkojë të mbrojë titullin e kampionit duke e mposhtur gjermanin edhe një herë pas një viti nga ndeshja e fundit.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore