Vende

Krahina e Malëshovës, bukuri që frymëzon


Krahina e Malëshovës është krahasuar shpesh me një “bukuri që vret”, nga vizitorët. Ajo është një ndër gjashtë krahinat e Përmetit, dhe shtrihet në dy anët e malit Dhëmbel.

Nga faqa lindore, nga lugina e lumit Vjosë, ndodhen fshatrat Argovë, Grabovë, Mbrezhdan dhe nga krahu tjetër ku shtrihet lugina e bukur e Zagorisë është Leskaj, Malëshova, Limari dhe Kalaja, gjithsej shtatë fshatra.

E pasur me bukuri natyrore, kulturë dhe ushqime tradicionale, kjo krahinë këshillohet për t’u vizituar dimrit dhe verës.

Krahina e Malëshovës me bukuritë që i ka falur natyra, por edhe me shpirtin e ndjeshëm të njerëzve të saj është bërë burim frymëzimi për shumë krijues të kësaj treve.

Vjershat e bukura të Sejfulla Malëshovës të cilat kanë shërbyer si gurrë frymëzimi për një plejadë krijuese malëshovite si Lliko Nano, Niko Tyto, Rrapo Këllëçi, Dashamir Malo, Shpëtim Shehu, si dhe publicistëve dhe gazetarëve të sotëm, Filip Rrumbullaku, Themistokli dhe Arben Todhe, Kastriot Korro, Bejdo Malo e shumë të tjerë.

Gjithashtu, ajo që e bën mistike historinë e këtij fshati janë legjendat apo gojëdhënat, të cilat duket se sfidojnë edhe imagjinatën njerëzore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore