Shqipëria

KQZ thirrje “Jo propagandë”


Komisioni Qendor i Zgjedhjeve u ka bërë thirrje subjekteve politike që të ushtrojnë në mënyrë të drejtë dhe brenda afateve ligjore, detyrimet e përcaktuara në nenin 79 të Kodit Zgjedhor.

Aty kërkohet të ushtrohet  diskrecioni i ligjshëm në përcaktimin e vendeve ku do të afishohen materialet propagandistike.

Sipas vendimi, partitë politike nuk duhet t’i afishojnë këto materiale përpara fillimit të fushatës së zgjedhjeve.

Fushata elektorale sipas Kodit Zgjedhor fillon 30 ditë para datës së zgjedhjeve.

KQZ kërkon angazhimin e të gjithë aktorëve politik dhe shoqërisë civile që të respektojnë këto detyrime ligjore.

Organi kompetent për zgjedhjet e 25 prillit,  synon që të mos cënohet liria e votuesve  dhe që ata të formojnë  opinionin e tyre neutral.

Më herët KQZ-ja nënshkroi kontratën me kompaninë Smartmatic Internacional Holding, për identifikimin elektronik të qytetarëve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore