
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka testuar zyrtarisht funksionalitetin e pajisjeve të identifikimit elektronik të zgjedhësve (PEI), sa i takon votimeve të pjesshme që do të zhvillohen në Kukës më 24 shtator.
Sipas një njoftimi zyrtar nga KQZ, për identifikimin e zgjedhësve do të implementohet Sistemi Elektronik i Identifikimit të Votuesve (SEIV) dhe do të përdoren Pajisje Elektronike të Identifikimit (PEI) të vendosura në 74 qendra votimi, të cilat do të sigurojnë identifikimin e saktë të zgjedhësve, bazuar në regjistrin elektronik të mbajtur në pajisje.
Në mënyrë rastësore u përzgjodhën 3% e pajisjeve për të testuar përputhshmërinë e kritereve nga KQZ në raport me atë çfarë ofrojnë pajisjet.
Simulimi i procesit në këtë test operacional verifikon elementët si: nëse një votues i përket asaj qendre votimit, nëse një votues tenton të votojë më shumë se një herë, apo nëse një votues është në qendrën e gabuar të votimit.
Gjithashtu, edhe rastet e veçanta që lidhen me komisionerët apo zgjedhësit që paraqiten me vendim gjykate.
Procesi i identifikimit elektronik do të përfshijë të njëjtat parime identifikimi sikurse është kryer në kushte manuale.
Zgjedhësi në ditën e votimit do të paraqitet në qendrën e tij të votimit me letërnjoftim ose pasaportë biometrike, për tu identifikuar përmes pajisjes PEI, ku përveç dokumentit të identifikimit do të lërë edhe gjurmët daktiloskopike (shenjat e gishtërinjve), të cilat do të shërbejnë për evidentuar rastet e votimit të paligjshëm.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Franca dënon sulmin ndaj Policisë në Veri: Autorët të dalin para drejtësisë
-
Zgjedhjet në Kukës/ Celibashi falënderon të gjithë votuesit për vlerat e treguara
-
Shefi i tregtisë së Brukselit thotë se lidhjet Kinë-BE janë “në udhëkryq”
-
Osmani, Sarrazinit: Për veprimet terroriste në Veri duhet sanksionuar Serbia