Zgjedhjet në Shqipëri

KQZ, publikohet fleta përfundimtare e votimit


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, mbrëmjen e 5 prillit, publikoi fletën e votimit në versionin përfundimtar.

Më herët, komisioneri Ilirjan Celibashi, në një konferencë për mediat, shpjegoi mënyrën se si do të zhvillohet procesi i votimit në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021, në Shqipëri.

Në fletën e votimit, qytetarët do të votojnë për kandidatin e preferuar, duke iu referuar numrit që ata mbajnë.

“Është e qartë që nuk do të jenë emrat në fletën e votimit, por numrat, tregojnë kandidatët e renditur sipas renditjes së partisë”.

Celibashi ka njoftuar që një votues do të mund të zgjedhë partinë politike ose koalicionin dhe një kandidat të kësaj partie apo koalicionit. Pra, nuk zgjedh dot dy.

Ndër të tjera, ai u bëri thirrje partive politike dhe kandidatëve për deputetë, të zhvillojnë një fushatë të qetë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore