Shqipëria

KQZ përcakton numrin e anëtarëve sipas partive për KZAZ-të


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e së hënës së 9 janarit ka vendosur se si do të përcaktohen anëtarët e Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor për vendoret e 14 majit.

Partia Socialiste do të propozojë dy anëtarë për çdo KZAZ si partia më e madhe e mazhoranancës dhe Partia Demokratike 2 anëtarë si partia më e madhe e opozitës.

Partia Socialdemokrate  anëtar si partia e dytë e mazhorancës dhe Partia e Lirisë 1 anëtar në çdo KZAZ si partia e dytë e opozitës.

Anëtari i shtatë në gjysmën nga PS dhe gjysma tjetër nga Partia Demokratike. Sekretari do të propozohet nga PS aty ku PD ka propozuar zëvendëskryetarin, dhe e anasjellta.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore