Zgjedhjet në Kosovë

KQZ ka filluar ri-numërimin e votave të 292 vendvotimeve


Qendra e Numrimit dhe Rezultateve (QNR)

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka filluar të shtunën ri-numërimin e votave nga 292 vendvotime për këshilltarë të katër komunave të Kosovës, ku pati probleme dhe mospërputhje me të dhënat e votimit në zgjedhjet lokale të cilat u mbajtën me 17 tetor.

Komunat në të cilat nuk u certifikua të premten e 29 tetorit rezultati përfundimtar i raundit të parë të zgjedhjeve, janë Shtimja, Ferizaji, Podujeva dhe Kllokoti, ndërsa në komunat e tjera u certifikuan rezultatet pas afateve ligjore të ankesave.

Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, ri-numërimi i votave në këto qendra të votimit vije si pasoj e mos përputhjeve të rezultatit dhe problemeve të konstatuara gjatë numërimit, ku gjithashtu është konstatuar se ka mospërputhje të numrit të votave të kandidatëve në raport me partitë dhe anasjelltas.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi

Elezi gjithashtu ka bërë të ditur se ri-numërimi i votave në këto 292 vendvotime do të zgjasë disa ditë. Pas përfundimit të këtij procesi KQZ-ja do të konfirmojë rezultatet e zgjedhjeve për katër komunat e mbetura.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, gjatë mbledhjes së të premtes ka thënë se certifikimi i rezultateve është bërë në 35 komuna.

Pas shpalljes së rezultateve përfundimtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), 21 komuna kanë shkuar në balotazh.

Balotazh do të ketë në këto komuna: Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Obiliq, Rahovec, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Shtime, Viti, Vushtrri, Malishevë, Junik, Mamushë dhe Kllokot.

KQZ ka dhënë informata të detajuara për mënyrën e votimit në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore