Kosova

KQZ certifikon rezultatet përfundimtare për Prizrenin dhe Kllokotin


Nga mbledhja e KQZ-së

Në mbledhje e radhës së Komisionit Qendror Zgjedhor, është bërë certifikimi i rezultatit për Komunën e Prizrenit dhe Komunën e Kllokotit.

Kështu bazuar në certifikim e KQZ-së, Komunën e Prizrenit do ta udhëheq kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj.

Ndërkaq Vladan Bogdanoviç nga Lista Serbe për katër vitet e ardhshme do ta udhëheq komunën e Kllokotit.

Megjithatë vendimin për certifikim e rezultatit në Komunën e Prizrenit e ka kundërshtuar anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Alim Rama, i cili ka këmbëngulur se Vetëvendosje në Prizren ka dërguar ankesën në Gjykatën Supreme.

Gjykata Supreme

Por një gjë të tillë e ka mohuar Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, duke thënë se kjo gjykatë i ka kumtuar se nuk është dorëzuar ndonjë ankesë nga ky subjekt politik.

Pavarësisht kësaj u bë certifikimi i rezultatit në Prizren, por që KQZ shtoi se nëse VV-ja ka ndonjë fakt që është dërguar ankesa, atëherë certifikimi do të rishqyrtohet.

Ndryhse Gjykata Supreme e Kosovës i ka dhënë dritën e gjelbër KQZ-së që të certifikoj Shaqir Totajn si Kryetar të Prizrenit.

Në përgjigjen që Gjykata Supreme i ka kthyer KQZ-së përkatësisht kryesuesit Kreshnik Radoniqi, thuhet se deri 1 dhjetor, në orën 11:00, nuk kanë pranuar asnjë ankesë në lidhje me këtë temë dhe, rrjedhimisht, KQZ është e lirë që të certifikoj Totajn si kryetar të ri.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore