Shqipëria

KPA lë në fuqi vendimin e KPK-së për shkarkimin e gjyqtarit Tritan Hamitaj


Është lënë në fuqi vendimi i 19 shtatorit të vitit 2020 i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) për shkarkimin e gjyqtarit të gjykatës së Apelit në Durrës, Tritan Hamitaj.

Lënia në fuqi e shkarkimit të tij ka hyrë në fuqi këtë të hënë të 6 shkurtit nga trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (KPA), i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Natasha Mulaj relatorë dhe Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë.

Për sa i përket Hamitaj, ai nuk rezultoi i pastër në kriteret e vlerësimit të figurës sa i takon pasurisë dhe profesionalizmit.

Ai e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1999 dhe përgjatë dy dekadave ka punuar si gjyqtar në Gjykatën e Lushnjës, atë të Durrësit dhe Gjykatën e Apelit në Durrës.

Po ashtu Hamitaj ka mbajtur edhe pozicionin e anëtarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë në periudhën kohore 2010-2015.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore