Lajme

Kovaçevski: Propozimi francez nuk ndërhyn në identitetin e popullit maqedonas


Ka ardhur reagimi i parë pas takimit të kryeministrit maqedonas, Dimitar Kovaçevski, me liderin e opozitës VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski.

Kryeministri ka deklaruar se propozimi francez nuk ndërhyn në çështjen e gjuhës maqedonase, e cila është thjesht në kornizën negociuese.

“Ai nuk ndërhyn në identitetin e popullit maqedonas dhe në veçantinë e asnjë aspekti të popullit maqedonas”, tha Kovaçevski.

Sipas tij, ky është një propozim që përfshin vijat “tona të kuqe të përcaktuara në rezolutën e miratuar nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut”.

Kështu, pas përfundimit të procesit të konsultimit, këto mendime do t’i dorëzohen Qeverisë.

Kjo e fundit do ta dorëzojë vendimin dhe do ta dërgojë në BE.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore