Lajme

Kovaçevski i LSDM-së do ta marrë mandatin nga Pendarovski për krijimin e qeverisë së re


Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski sot (e mërkure) do t’ia dorëzojë mandatin për formimin e qeverisë së re liderit të Bashkimit Socialdemokrat të Maqedonisë (LSDM), Dimitar Kovaçevskit.

Kjo ngjarja është paralajmëruar nga Zyra e Presidentit maqedonas, dhe do të bëhet të mërkuren e 29 dhjetorit, në ora 13:00.

Ndërsa Kuvendi maqedonas javën e kaluar ka konfirmuar dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev, ku edhe ka filluar afati dhjetë ditor sipas ligjeve në fuqi, ku presidenti Pendarovski duhet t’i besojë mandatin për formimin e qeverisë së re subjektit më të madh parlamentar, në këtë rast LSD-së.

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski

Ndërsa këshilli i qendror i LSDM-së të hënën zyrtarisht e ka konfirmuar se Kovaçevski do të jetë kandidat për kryeministër të ri.

Kovaçevsi pritet që pas marrjes së mandatit për formimin e Qeverisë së re, të dorëzojë në Kuvend programin e punës dhe përbërjen e kabinetit të ri. gjatë gjysmës së parë të janarit 2022, ndërsa pas kësaj procedure ligjvënësit duhet të votojnë për të zgjedhur një qeveri të re.

LSDM dhe lideri i saj ka paralajmëruar se menjëherë pas mandatimit do të bisedohet për përbërjen e kabinetit të ri qeveritar.

“Nga momenti i dhënies së mandatit, Presidenti i shtetit sipas nenit 210 të Rregullores së Punës duhet ta informojë Kryetarin e Kuvendit për dhënien e mandatit për fillimin e afateve në Kuvend”.

“Kryeministri i mandatuar në afat prej 20 ditësh nga marrja e mandatit, gjegjësisht jo më vonë se dita e 20-të nga marrja e mandatit, duhet të paraqitet në Kuvend me propozimin e qeverisë së re dhe programin e punës së qeverisë”, ka thënë Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi

“Në momentin kur personeli dhe programi i qeverisë janë pranuar, atëherë afati i Kuvendit fillon, brenda 15 ditëve nga ai moment të thërrasë një seancë për zgjedhjen e qeverisë. Seanca zgjat dy ditë”.

“Në ditën e dytë, para mesnatës, një votë duhet të mbahen për një qeveri të re dhe unë pres diku në 10 – 11 për të marrë një përbërje të propozuar të qeverisë dhe një program dhe në bazë të konsultimeve me grupet parlamentare në Kuvend, për do të caktojë një datë për mbajtjen e seancës”, ka thënë Xhaferi.

Sipas tij më shumë gjasa ajo seancë do të mbahet më 15 ose 16 janar.

“Nëse propozimi është pranuar në 10-11, 15-16 për të mbajtur një debat për dy ditë, ditën e dytë mbi 16, para se të bëhet ora 24:00 për të votuar për qeverinë e re”.

Qeveria e re pritet ti ketë një shumicë parlamentare prej 64 deputetësh, kjo mbetet për tu parë edhe gjatë votimit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore