Jetesë & Stil

Kourtney Kardashian në një lidhje Travis Barker


Ylli i “KUWTK”, Kourtney Kardashian prej disa muajsh është në një lidhje me këngëtarin e njohur Travis Barker.

Sipas burimeve për “People”, Travis ka krijuar një marrëdhënie shumë të afërt me familjen dhe miqtë e Kourtney dhe kjo padyshim që është një hap shumë i rëndësishëm.

Pak kohë më parë një burim pranë Kourtney-t ka thënë për “People”, tha “Ai është një partner i mrekullueshëm dhe e trajton atë vërtetë shumë mirë. E mbulon  me dhurata dhe komplimente. Ajo po e shijon shumë. Është shumë e lehtë që të jesh në një lidhje me të, sepse ata e njohin njëri-tjetrin prej shumë vitesh. Ai ka qenë gjithmonë pranë saj dhe më në fund ndodhi. Ata po kalojnë kohë të mrekullueshme pranë njri tjetrit. Fëmijët e tyre shkojnë shumë mire gjithashtu. dhe po funksionon për momentin. Asaj i pëlqen vëmendja dhe që e ka Travis në jetën e saj”

Së fundmi, Travis ka bërë një gjest shumë të veçantë për super yllin televiziv. Ai ka bërë tatuazh emrin e saj dhe kjo e fundit e ndau foton në Instagram.

Rikujtojmë, se Travis ka një vajzë 15-vjeçe dhe një djalë 17-vjeç me ish-gruan e tij, ndërsa Kourtney nga ana tjetër ka tre fëmijë me ish-in e saj, Scott Disick.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore