Kosova

Kosovë: Tërmet i lehtë në Gjilan


Një tërmeti 2.5 shkallësh të Rihterit është regjistruar pasditen e së shtunës në kufirin Kosovë – Serbi.

Lëkundjet janë ndier sidomos në rajonin e Gjilanit. Thellësia e tërmetit raportohet të ketë qenë dy kilometra.

Siç njofton ueb sajti “volcanodiscovery”, tërmeti është ndier edhe në Maqedoninë e Veriut. 

Kosova bën pjesë në listën e vendeve me aktivitet sizmik relativisht të lartë dhe në periudha kohore të ndryshme është përballur me tërmete të vogla dhe të mëdha.

Që nga themelimi i Rrjetit Sizmologjik të Kosovës në vitin 2008 në Kosovë kanë ndodhur 901 tërmete me Magnituda 1.5 e deri në 5.2 shkallë të Rihterit.

Për periudhën 1999-2018, tërmeti me i fuqishëm ka goditur regjionin e Gjilanit më datë 24 prill 2002, kur një person humbi jetën dhe u shënuan dëme të mëdha materiale me Magnituda 5.7 shkallë të Rihterit dhe me intensitet 8 ballë të Merkalit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore