Përballje

Kosovës i vështirësohet kualifikimi në kupën e botës


Në ndeshjen e së mërkures me 18 shkurt, përfaqësuesja e Kosovës pësoi humbje kundër Luxemburgut me rezultat 99-89.

Para kësaj ndeshje Luxembourg ndodheshin në vendin e fundit, të cilët konsideroheshin si ekipi më i dobët në grupin B, për parakualifikimet e botërorit të vitit 2023.

Luxembourgut i duhet fitorja kundër Islandës për tu kualifikuar në rundin e dytë të parakualifikimeve evropiane në Kupën e Botës 2023.

Kosova nuk e filloi ndeshjen me startuesit e zakonshëm. Disa nga lojtarët kryesor të ekipit i kishin lënë të kontribojnë nga banka rezervë ose jashtë ekipit.

Dy çerekët e parë filluan me dominim të Luxembourgut, por Kosova e afruan rezultatin deri në një pikë diferencë në çerekun e tretë. Kosova doli disa herë në epërsi, por nuk arriti ta mbajë rezultatin.

Forma e dobët e lojtarëve të Kosovës, përfundoi me rezultat negativ, lojë e cila i duhej shumë Kosovës.

Më i dalluari te Kosova ishte Divine Myles me 21 pikë, 7 kërcime e 5 asistime i cili nuk kishte ndihmë nga bashklojtarët e tij.

Ekipi i Luxembourgut kishte pesë lojtar me pikë dyshifrore të cilët i siguruan këtë fitore të rëndësishme.

Kurse, më të dalluarit në ekipin e Luxembourgut ishin Clancy Rugg, i cili dominoi me 22 pikë e 17 kërcime, Oliver Vujakovic me 19 pikë e 6 kërcime dhe Ben Kovac me 18 pikë e 8 kërcime.

Mos efikasiteti i lojtarëve të Kosovës i kushtoi me humbje, kapiteni Dardan Berisha i cili është lojtari më i mire në ekipin e Kosovës, kishte gjuajtur 16 herë dhe kishte shënuar vetëm 5 herë e cila rezultoi me efikasitet prej 31.2%.

Vetëm tre nga 11 lojtarët e Kosovës arritën të ishin efikas me më shume se 50%.

Kosova ka ende shpresa kualifikimi, ata do të përballen me përfaqësuesen e Sllovakisë të shtunën, e cila do jetë mundësia e fundit për botërorin e 2023.

Kosova gjendet në vendin e fundit me pikë të barabarta me Sllovakinë dhe Luxembourgun me gjithësej shtatë pikë.

Të shtunën do të zhvillohen të gjitha ndeshjet e Grupit B, në kuadër të parakualifikimeve evropiane në Kupën e Botës 2023.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore