Lajme

Kosovë: ZRrE takim me përfaqësues të ambasadës amerikane


ZRrE

Përfaqësues të Zyrës së Rregullatorit për Energji kanë zhvilluar takim me përfaqësues të Ambasadës Amerikane në Kosovës, për siç kanë njoftuar ata, situatën e krijuar si pasojë e procesit gjyqësor ku Gjykata Themelore dhe ajo e Apelit e kanë shpallur të kundërligjshme rritjen e çmimit të tarifave të energjisë elektrike.

“Në veçanti u diskutua rreth situatës së krijuar si pasojë e procesit gjyqësor, në të cilin proces, me një vendim për masë të përkohshme, është pezulluar ekzekutimi i vendimit të ZRrE-së për tarifat me pakicë të energjisë elektrike”, thuhet në njoftimin e ZRrE-së për media.

Qysh nga vendimi i gjykatës për tarifat e fryera ZRrE është ankuar se ka paqartësi në implementimin e vendimit të gjykataës.

Këto shqetësime thonë t’ua kenë prezantuar edhe përfaqësuesve të Ambasadës.

Nga ZRrE thonë se i kanë njoftuar amerikanët “edhe për vështirësimin e mëtejmë të situatës tashmë të rënduar të sektorit të energjisë në vend”.

Në anën tjetër, bordi i ZRrE-së është kritikuar shumë, sidomos pas vendimeve të institucioneve të drejtësisë.

Opozita në Kosovë madje ka kërkuar shkarkimin e këtij bordi.

Por, edhe pse Gjykata Themelore në Prishtinë vendosi që të anulojë vendimin për rritje të çmimit të energjisë elektrike dhe këtë e konfirmoi edhe Gjykata e shkallës së dytë, ajo e Apelit, me bordin e ZRrE-së nuk po ndodhë asgjë.

Askush nga institucionet e vendit nuk ka ndërmarrë as një hap për të ndëshkuar këtë bord i cili nga dy gjykata të vendit u cilësua se mori vendime të gabuara.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore