Lajme

Kosovë: Vetura përplaset me një tufë derrash në autostradën “Ibrahim Rugova”


Ilustrim

Një veturë është përplasur me një tufë derrash të egër në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Kështu thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës, ku mes tjerash bëhet e ditur se nga ky aksident shoferi ka marrë lëndime të lehta trupore.

“Njësia e hetimeve dhe patrullat policore kanë dalë në vendngjarje dhe kanë siguruar lëvizjen e automjeteve në autostradë. Në vendngjarje kanë dal edhe njësitë relavante për mirëmbajtje të rrugës”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia ka bërë të ditur se në lidhje me rastin në vendngjarje kanë ardhur edhe shoqata e gjuetarëve të cilët i kanë tërhequr derrat e egër.

“Vozitësi i veturës ka marrë lëndime trupore si dhe sipas informacioneve që kemi deri tash gjendja e tij është stabile. Rreth orës 21:30 rruga është hapur plotësisht për qarkullim”, thuhet tutje nga Policia.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore