Kosova

Kosovë/Vendim për kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet


Kosova ka marrë vendimin për kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet.

Sipas vendimit të qeverisë së Kosovës,  dëmet në infrastrukturë do të mbulohen nga buxhetet komunale ndërsa dëmet në bujqësi nga buxhetet komunale dhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Kjo është mbledhja e 59-të në të cilën janë miratuar disa vendime.

Pjesë e tyre është dhe ndarja e buxhetit prej 1 milionë  eurove për kompensim të dëmeve të shkaktuara nga vërshimet gjatë javës së parë të janarit.

“Ka marrë miratimin e kabinetit qeveritar edhe vendimi për ndarjen e mjeteve financiare për kompensimin e dëmeve në komunat e prekura nga vërshimet e ndodhura në javën e parë të janarit të vitit 2021. Për këtë qëllim janë ndarë 1 milion euro që do të përdoren për kompensimin e dëmeve të shkaktuara në objektet e banimit”.

Gjithashtu qeveria ka miratuar dhe vendimin për zbatimin e  masës për Skemat Pensionale dhe Sociale, të Programit për Rimëkëmbjen Ekonomike.

Për këtë qëllim janë ndarë mjete ne shumën prej 21 milionë euro, ku 7,5 milionë nga këto mjete do të ndahen për dyfishimin e pagesave për ndihmë sociale, ndërsa 13,5 milionë për pagesën e shtesës prej 30 euro për skemat pensionale dhe sociale që marrin pagesa deri në 100 euro”.

Me një vendim tjetër, janë ndarë 8 milionë euro për kompensimin e shtesave mujore. /AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore