Kosova

Kosovë: Vazhdon vaksinimi i personelit shëndetësor


Në Kosovë për të dytën ditë me radhë po vazhdon vaksinimi i personelit shëndetësor.

Në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, deri tani janë vaksinuar rreth 417 persona, ka bërë të ditur koordinatori i qendrës së vaksinimit, Niman Bardhi.

Ai tutje ka treguar se ashtu siç është paralajmëruar në fazën e parë të vaksinimit bëjnë pjesë personeli shëndetësor, personat mbi moshën 80 vjeç dhe personat me sëmundje kronike, mirëpo aktualisht është duke u vaksinuar vetëm grupi i parë.

Vaksinimi në Kosovë ka nisur më 30 mars.

Ndërsa dy ditë më parë 24 mijë doza të vaksinës nga kompania AstraZeneca në Kosovë i solli Fondi i Emergjencës i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF).

Imunizimi ka filluar në kryeqytet, në klinikën Infektive dhe në sallën “1 Tetori”, kurse në komunat e tjera pritet të nis gjatë kësaj jave.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore