Lajme

Kosovë: Vazhdon rënia e numrit të hospitalizuarve në QKUK


Ndryshe nga një ditë më parë ku 361 pacientë ishin duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka treguar se në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme të enjtes janë të shtrirë 319 pacientë me COVID-19.

Nga numri i përgjithshëm i tyre, 219  pacientë janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë, 25 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 225 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.

Ndërsa në QKUK janë të shtrirë 151 pacientë ku 11 prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Nga 151 pacientë të shtrirë, 103 prej tyre janë raste të konfirmuara me Sars Cov-2 dhe 115 janë me oksigjeno-terapi”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.

Në bazë të statistikave të këtij raporti, klinika më e frekuentuar me pacientë të infektuar me Coronavirus është klinika infektive, me gjithsejtë 65 pacientë duke e lënë pas klinikën e Pulmologjisë, me gjithsejtë 55 pacientë.

“Numri i pacientëve të shtirë, sipas klinikave: klinika infektive, 65 pacientë, klinika infektive II (mjekësia sportive), 14 pacientë, klinika e pulmologjisë, 55 pacientë, Mjekimi Intensiv- COVID, 11 pacientë + 1 në Repartin Intensiv në Klinikën Infektive, klinika e gjinekologjisë, katër paciente dhe klinika e pediatrisë me dy pacientë”, vijon njoftimi.

Ndërkaq, në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 168 pacientë, ku 116 raste janë të konfirmuara pozitivë, 14 raste janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 110 raste me oksigjeno-terapi.

Ndërkohë spitali i komunës së Prizrenit është spitali më i ngarkuar me pacientë të infektuar me COVID-19, ku gjithsejtë 38 pacientë të shtrirë, duke lënë pas spitalin e Pejës me 36 pacientë.

“Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme, spitali i Prizrenit me gjithsejtë 38 pacientë, spitali i Gjakovës me 28 pacientë, spitali i Pejës me 36 pacientë, spitali i Gjilanit me 28 pacientë, spitali i Ferizajt me 19 pacientë, spitali i Mitrovicës me 10 pacientë dhe spitali i Vushtrrisë me 9 pacientë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore