Lajme

Kosovë: Të martën fillon numërimi i votave të diasporës


Votat e diaspores nga proceset zgjedhore te meparme

Votat e ardhura nga diaspora për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë do të fillojnë të numërohen këtë të martë.

Kështu bëri të ditur zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, i cili ka treguar se sipas shërbimit votues të KQZ-së është bërë vlerësimi i 1 mijë e 571 pakove të supozuara me fletëvotime të ardhura me postë.

Nga ky proces del se nga këto pako numri i zarfeve të individualizuar me fletëvotime është 2 mijë e 658, prej të cilave janë aprovuar 2 mijë e 379.

“Gjatë ditës së martë, 16 nëntor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të fillojë me numërimin e fletëvotimeve të cilat janë dërguar nga jashtë Kosovës gjatë periudhës së votimit, 29 tetor – 12 nëntor”.

“Tashmë shërbimi votues i KQZ-së ka bërë vlerësimin e 1,571 pakove të supozuara me fletëvotime të ardhura përmes postës. Nga procesi i vlerësimit, del se nga këto pako numri i zarfeve të individualizuara me fletëvotime është 2,658, prej të cilave janë aprovuar 2.379, ndërsa pasi nuk kanë plotësuar kriteret ligjore janë refuzuar 279 pako”.

“Këto fletëvotime u takojnë komunave 19 komunave të ndryshme”, tregoi zëdhënësi Elezi.

Elezi ka njoftuar se së shpejti do të fillojnë edhe me numërimin e votave me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta.

“Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë duke u zhvilluar të gjitha procedurat e parapara që gjithashtu sa më shpejt që është e mundur të fillojmë me numërimin e votave me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta”, shtoi Elezi.

Të dielën u mbajt raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në 21 komuna. Në bazë të rezultateve preliminare të KQZ-së, PDK ka fituar nëntë komuna, LDK shtatë komuna, AAK pesë komuna, VV katër komuna dhe LS ka fituar në 10 komuna të vogla.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore