Zgjedhjet në Kosovë

Kosovë: Të dielën pritet të fillojë procesi i numërimit të votave me kusht


Së shpejti pritet të fillojë procesi i numërimit të 31 mijë votave me kusht.

Në një konferencë për medie zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, Valmir Elezi, bëritë ditur se ky process do të filloj të dielën dikur pasdite.

“Të dielën fillon numërimi i votave me kusht që gjithsejtë janë 31 mijë e 500 vota dhe rreth 2 mijë e 800 votat të personave me nevoja të veçanta pastaj do të vazhdojmë edhe me numërimin e votave të cilat kanë ardhur përmes postës gjatë periudhës së votimit nga data dy deri më 12 shkurt”, ka thënë Elezi.

Tutje Elezi ka treguar se nga 552 vendvotimeve janë rinumëruar 487 prej tyre apo 88 për qind.

“Deri më tani janë rinumëruar rreth 88 për qind apo 487 vendvotime, nga 552 sa është numri i përgjithshëm i tyre. Jemi duke punuar maksimalisht që deri në fund të ditës së sotme të përmbyllet i gjithë procesi i rinumërimit”, tha Elezi.

Nga 43 mijë e 500 pako me fletëvotime nga diaspora, janë aprovuar rreth 53 mijë zarfe me fletëvotime dhe janë refuzuar rreth 20 mijë.

“Sipas të dhënave preliminare, janë aprovuar rreth 53 mijë e 600 zarfe me fletëvotime, ndërsa janë refuzuar rreth 20 mijë e 400 zarfe. Këto janë vetëm të dhëna preliminare, sepse shërbimi votues është duke rishikuar bazën e të dhënave nga ku do të kemi shifra të sakta dhe përfundimtare të numrit të fletëvotimeve nga jashtë vendit, të cilat do të numërohen këtu në QNR”, tha Elezi.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë, “është duke vazhduar me punën intensive për përfundimin e aktiviteteve”, përfundoi ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore