Kosova

Osmani, takime me liderat e partive për datën e zgjedhjeve


Presidentja në detyrë në Republikën e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar takimet gjatë ditës së martë, me liderët e partive politike, për të caktuar datën e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë.

Ajo priti në zyrë kreun e Lëvizjes Vetëvendosja (LVV), Albin Kurti, i cili deklaroi se nuk diskutuan për një datë konkrete, por kërkoi që “votimi për parlamentin e ri të zhvillohet sa më parë që të jetë e mundur”.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) nuk u paraqit kryetari Isa Mustafa, por në vend të tij u paraqit ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi. Abrashi deklaroi se “LDK-ja do të garojë e vetme në zgjedhjet e parakohshme dhe shënoi një datë për mbajtjen e tyre”.

I treti në Presidencë mbërriti përfaqësuesi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Ai tha se fundi i janarit është periudhë e përshtatshme për zgjedhje të reja.

Përfaqësuesi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, pas takimit me Presidenten në detyrë, Vjosa Osmani, uroi qytetarët për zgjedhjet e reja.

Këto takime konsultuese të Osmanit erdhën pasi Gjykata Kushtetuese shpalli Qeverinë Hoti jokushtetuese dhe konstatoi se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja brenda 40 ditësh. /AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore