Sport

Kosovë: Sigal Prishtina rrezikon rënien nga Superliga


Sigal Prishtina gjendet në një pozitë, që asnjëherë më parë nuk i kishte ndodhur.

Ata pas 21 ndeshjeve në “Five Star Superliga” në basketbollin e Kosovës kanë grumbulluar vetëm 28 pikë, dhe rrezikojnë seriozisht rënien nga liga.

Sigal Prishtina gjatë 21 ndeshjeve kanë arritur të marrin vetëm shtatë fitore, kundrejt 14 humbjeve.

“Plisat” gjenden në vendin e fundit në tabelën e renditjes, me një pikë më shumë se vendi i fundit Vëllaznimi.

Prishtinasit kanë për të zhvilluar edhe shtatë ndeshje, për të kuptuar nëse do të qëndrojnë akoma në Superligë, apo do të biejnë një kategori më poshtë të basketbollit vendor.

Në ndeshjen e Radhës, Prishtina do të përballet më Pejën e cila po lufton për titull kampion.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore