Lajme

Kosovë: Rrufeja e godet për vdekje një burrë nga Peja


Ilustrim

Një burrë në fshatin Kusoriq të Pejës është goditur nga rrufeja dhe si pasojë ka ndërruar jetë. Lajmin e ka konfirmuar për Albanian Post zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot, rreth 19:25 një person është sjellë në Spitalin Rajonal në Pejë, i cili sipas ekipit mjekësor, është goditur nga rrufeja dhe nuk ka arritur të mbijetojë. Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor”, tha ai.

Në Kosovë momentalisht ka të reshura të mëdha të shiut, i cili po shoqërohet me vetëtimë dhe bubullimë.

Ndërkaq sipas Prishtina Weather, mot i ngjashëm pritet të mbajë edhe gjatë së premtes dhe të shtunës.

“Mot më i nxehtë, orëve të pasdites dhe mbrëmjes me zhvillime të rrebesheve me bubullima”, ka njoftuar Prishtina Weather.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore