Lajme

Kosovë: Rritje e rasteve të infektuarve me COVID-19, 177 raste të reja


Klinika Infektive.

Ministria e Shëndetësisë (MSH) ka raportuar se brenda 24 orëve, janë regjistruar 177 raste pozitiv me COVID-19.

Numri i të infektuarve vjen nga 986 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 13 persona.

Raste aktive me COVID-19, janë gjithsejtë 486.

Brenda 24 orëve të fundit, në Kosovë janë vaksinuar 70 persona.

Numri i personave të vaksinuar me dozën e parë arrin në 903 mijë e 426, kurse numri i të vaksinuarve me të dy dozat është 823 mijë e 716.

Të dhënat e ministrisë së Shëndetësisë.

Ndryshe ditëve te fundit ka një rritje të rasteve pozitive me Coronavirus në Kosovë.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ishte shprehur i shqetësuar lidhur me rritjen e rasteve me COVID-19 kohëve të fundit në vendit tonë.

Derisa u bëri thirrje qytetarëve që të vaksinohen, ai paralajmëroi se shumë shpejt në vendin tonë do të nis edhe vaksinimi anti-COVID me dozën e katërt.

Latifi po ashtu bëri të ditur se për Komiteti do të takohen për të diskutuar për masat që duhet ndërmarrë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore