Përballje

Kosovë: Prishtina mposht Llapin dhe del në pozitën e dytë


Prishtina arriti të mposhte KF Llapin me rezultat 2:0, ndërsa Gjilani barazoi kundër Arbërisë me rezultat 1:1.

Prishtinasit mbyllën lojën që nga pjesa e parë ku shënuan dy gola.

Loja u hap me golin e mbrojtësit Besnik Krasniqi i cili shënoi në minutën e 30-të. Pas pak minutash nuk u durua dhe e thellojë epërsinë sulmuesi Alban Shillova në minutën e 34-të.

Prishtina ka kaluar në pozitën e dytë me 47 pikë, por një ndeshje më shumë se Drita e cila po ashtu ka 47 pikë.

Prishtinasit po ashtu regjistruan fitoren e tyre të 14 me radhë.

Ndërsa Llapi ndodhet në pozitën e shtatë me vetëm 26 pikë.

Kurse Gjillani të cilët vitin e kaluar ishin nën kampion, po kalojnë një formë të dobët në krahasim me sezonin e kaluar.

Gjilani ishin duke udhëhequr të gjithë lojën, deri në pesë minutat e fundi ku Arbëria barazoi rezultatin.

Pjesa e parë u mbyll pa gola nga dy ekipet, ndërsa në pjesën e dytë golin e parë e dha Gjilani me anë të mesfushorit Agron Bruqi në minutën e 61-të.

Kurse Arbëria barazoi rezultatin në minutën e 85-të me anë të sulmuesit brazilian, Marclei Cesar Chaves Santos.

Gjilani ndodhen në pozitën numër katër me 33 pikë.

Ndësa Arbëria ndodhet në pozitën e tetë me po aq pikë sa Llapi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore